Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës kapën një person në kërkim.

Bëhet fjalë për 46-vjeçarin Sh. Shala, banues në Durrës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësore  Durrës, e ka  dënuar me 8 muaj për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.