Policia e Durrësit ka bërë të mundur ndalimin e një shtetasi në kërkim, i cili ishte i dënuar me burg.

Bëhet fjalë për Jovan Shabanin, 54 vjeç, banues në Durrës.

Ai është dënuar me një muaj burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Mosdhënie e mjeteve për jetesë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.