Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik kanë arrestuar përkohësisht një person nga Durrësi të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u bë e mundur arrestimi i përkohshëm i shtetasit D. Xh. 39 vjeç, banues në Durrës.
D.Xh. është shpallur në kërkim nga Zyra Qendrore Interpol Tirana pasi Gjykata e Apelit në Bologna, me Vendimin Nr.460/2013-R, datë 15.02.2013 e ka dënuar me 10 vite burg për veprat penale “Vjedhja” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





