Seksioni për narkotikët në Policinë e Durrësit ka arrestuar një person që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, të dënuar për trafik droge.

Më 05.03.2018, u arrestua shtetasi në kërkim ndërkombëtar V.Ll. 41 vjeç, banues në fshatin Shkallnur, Durrës, informon policia.

Gjykata e Milanos në Itali, e ka dënuar me 6 vjet burg për veprën penale  “Trafikim i lëndëve narkotike”, në bazë të neneve 73/74 e 80 të Kodit Penal Italian.