Itali, 30 shtator 2014 – Dogana italiane në aeroportin e Malpensas zbuloi kokainë të fshehur në një pako me vibratorë të ardhur nga një seksi shop në Spanjë.
Në pako gjendeshin 4 vibratorë të mbushur me 557 gramë kokainë gjithsejt. Pakoja kishte si marrës një bar në qytetin e Savonës. Nëpërmjet një operacioni të tipit dorëzim i kontrolluar pakoja u dërgua në destinacion nga financierët e Malpensës.
Pronari i barit nuk dinte asgjë për pakon, por besonte se ndonjë nga klienët ishte pritësi i mallit. Pas pak kohe u paraqit një klient i rregullt i barit për të tërhequr pakon.
Ai ishte një shqiptar i lindur në Durrës dhe resident më dokumenta të rregullta në zonën e Savonës. “Pritësi” i mallit u arrestua në kushtet e flagrancës, ndërsa dy persona të tjerë po hetohen se dyshohen se kanë lidhje me këtë trafik kokaine.
/Gj.Th Agjencia e Lajmeve Dyrrah/





