Një 30-vjeçar nga Durrësi u arrestua në kryeqytet pasi ka vjedhur një celular në dyqan.
Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se në pranga ra Aleksi Garunja, i dënuar edhe më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Sipas policisë, ai akuzohet se ka vjedhur një telefon celular të markës “Samsung S4”, në një dyqan me pajisje elektronike. Ngjarja ka ndodhur më datë 20 shkurt, në Rrugën e Durrësit.
Telefoni u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet e kryera, rezultoi se Garunja është autor i ngjarjes së datës 14.01.2017 dhe person në kërkim për llogari të policisë së Durrësit.





