Itali, 6 shtator 2014 – Nuk kanë të sosur telashet në Itali për Artur Petrelën, një emigrant shqiptar 40 vjeçar.
Në vitin 2008 ai ishte dëbuar nga Italia, pas një dënimi me 4 vjet burg për drogë.
Ndërkohë, të hënën dhe më pas të mërkurën e kësaj jave, ai u arrestua dy herë nga karabinierët e Livornos.
Në fillim ai qetësisht u tregoi karabinierëve një pasaportë biometrike shqiptare me një tjetër emër, por pasi karabinierët bën verifikimet e duhura, i vunë hekurat.
Tashmë Arturi është në burgun e Sughere-s, në pritje të procesit gjyqësor, për më tepër, që i duhet të kryejë edhe një vit burg i mbetur nga dënimi i vitit 2008.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





