Arrestohet në Montichiari, afër Brescias, Itali e dashura e një boss-i shqiptar të drogës ndër më të kërkuarit në Europë, i cili njihej ndryshe edhe si “Pablo Escobar” i Tiranës.
Bëhet fjalë për“një arrestim që hap skenarët ndërkombëtarë të hetimit mbi trafikun e drogës të destinuara për krahinën e Brescia-s dhe në përgjithësi në Italinë veriore”,- shkruajnë mediat italiane.
Sipas tyre, 36-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk bëhet ende i ditur, është kapur me 22 kilogram hashash.
Ajo konsiderohet si e dashura e boss-it shqiptar, i njohur si pronari i një zinxhiri klubesh të natës, për të cilin ka një urdhër ndërkombëtar arresti, e që policia shpreson ta kapë sa më parë.





