“Kujdes është policia, të fshehim gjithçka… këta të arrestojnë”. Janë këto disa nga frazat që kanë dëgjuar karabinierët italainë, para se të futeshin në një vilë në Rocca Priora, Itali.
Ndërsa në zonën ku banonin njiheshin si një familje e rregullt, ata fshihnin një sekret.
Kur policia u fut në vilën e familjes romane, zbuloi një kopësht të vërtetë ku lulëzonte kanabisi.
Siç duket edhe nga fotot e bëra publike nga policia italiane, e gjithë familja (babai, nëna, djali dhe një shok i këtij të fundit) ishin angazhuar në kultivimin e hashashit.
Bimët e mbjella në kopësht kishin arritur lartësinë nga 2-4 metra, ndërkohë që janë sekuestruar edhe 20 kg kanabis, që prisnin të hidheshin në treg.
Në pranga kanë rënë dy bashkëshortët 53 vjeçarë, djali i tyre 30 vjeç dhe shoku i këtij të fundit 27 vjeç.





