GREQi, 28 nëntor 2013-Policia greke ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm edhe të arratisurin tjetër nga burgu i Drenovës, Eduard Lulon, i cili u gjet në të njëjtën zonë ku u kap mbrëmë Gëzim Toma. 
Lulo,  sapo ka parë policinë greke që e kishte rrethuar është vetëdorëzuar.Tashme mbetet edhe i arratisuri i fundit, Reis Haxhiraj, i cila ka qene bashke me Eduard Lulon, por  ne momentin qe kanë parë policinë greke janë larguar në drejtime të ndryshme, ku Lulo nuk ka mundur të vazhdojë më tej arratinë. 

Mbrëmë u arrestua i dënuari Gëzim Toma i cili u kap në fshatin Elaptora në Greqi. Sipas mediave greke, përpara arrestimit të Gëzim Tomës, policia greke dhe 3 të dënuarit janë përleshur me armë në malet e Kosturit. Sipas gazetës ‘Ta Nea’, Gëzim Toma është plagosur gjatë operacionit. Drejtori i Policisë së Korçës bëri të ditur se Gëzim Toma është kapur në mal, dhe momentalisht ndodhet në komisariatin e Kosturit në Greqi.