Marinari egjiptian, Adel Mohamed Salam, që rrëmbeu peshkarexhën shqiptare “Çelepia 2” së bashku me kapitenin e saj Dhimitër Malja, 54 vjeç dhe marinarin nga Durrësi, Luan Mema, është arrestuar nga autoritetet egjiptiane.

Arrestimi i tij është bërë për llogari të Interpol Tiranës.

Peshkarexha e rrëmbyer “Çelepia 2” është gjetur në portin e Aleksandrisë në Egjipt, por fati i dy shqiptarëve nuk dihet ende.

Më herët egjiptiani kishte kërcënuar se do t’i mbyste dy shqiptarët nëse nuk i jepnin 70 mijë euro. Pritet që ai të merret në pyetje nga autoritetet për të dhënë shpjegime për fatin e kapitenit Malja dhe marinrit Mema.