Arrestohet një egjiptian në Durrës, pasi tentoi të kalonte kufirin me letra false.
Policia informon se: “Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin H. O., 45 vjeç, banues në Egjipt”
Ai është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin, me dokumente të falsifikuara.





