4 shkurt 2015 – Festim Zeneli, vetëm 22 vjeç banues me dokumente të rregullta në Torino ishte specializuar si hajdut pajisjesh Hi-Tech. Ai, pasi theu xhamin e dritares, hyri në një banesë në qytezën e Settimos afër Torinos.
Në banesë, Festimi vodhi dy iPhone, një iPad, një Mac Book Pro dhe një laptop të markës Asus. Pasi kreu vjedhjen, njërin nga iPhonat e futi në dhe në një cep të lulishtes së qytetit me shpresën se kështu nuk do të zbulohej venddnodhja e tij.
Karabinierët duke aplikuar opsionin: Gjej iPhone-in tim, e zbuluan menjëherë, ku ishte fshehur Festimi. Ai u arrestua me akuzën, vjedhje me thyerje. Karabinierët besojnë se Festimi ka kryer vjedhjen vetë i dytë, prandaj dhe po punojnë për identifikimin e hajdutit tjetër.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





