Tentativat e vazhdueshme që kolegia t’i jepte një mundësi për t’u lidhur bashkë, i ka kushtuar lirinë një 26-vjeçari nga Mallakastra, duke përfunduar pas hekurave.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se gazetari Sadik Sejdinaj, akuzohet se në mënyrë të përsëritur kanoste me mesazhe në telefon vajzën me inicialet A.T.

Ajo e ka denoncuar 26-vjeçarin në polici, ku ka deklaruar se i riu e përndiqte.

Gazetari iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.