16korrik 2015 – Policia italiane ka arrestuar një biznesmen shqiptar dhe vëllanë e tij pasi akuzohen për krime ekonomike. Gëzim Sallaku është pronar i një ekipi futbolli amator në Itali i quajtur “Darfo”, ku luan vëllai i Mario Balotelit. 57-vjeçari është një emër i njohur për drejtësinë italiane, pasi më parë është akuzuar edhe për lidhje me grupin e famshëm mafioz “Ndrangheta”, citon shqiptarja.com.
Veç tij u arrestua dhe Saimir Sallaku, i vëllai, i cili zotëron disa restorante në Milano.
Në operacionin “Laguna”, u angazhuan 120 oficerë policie. Ndaj dy vëllezërve Sallaku është dhënë masë arrest me burg, një tjetër është me arrest shtëpie ndërsa shtatë të tjerë do të hetohen të lirë.
Sekuestrohen asete me vlerë 8 mln €
Guardi di Finanzia në Breshia të Italisë ka sekuestruar prona me vlerë 8 milionë euro të një grupi kriminal shqiptar. Në asetet e sekuestruara bëjnë pjesë 10 kompani, 92 prona të pa luajtshme, 32 makina, një barkë dhe miliona euro. Mbi të arrestuarit gjatë operacionit do të rëndojnë akuzat për abuzim me taksat, pastrim parash, mashtrim në lidhje me falimentin dhe krim ndaj administratës publike.





