Itali, 6 maj 2014 – Edmond Gjeli, 24 vjeç, banues në Ankona (Itali) u ndalua nga policia afër qytezës së Fermos, ndërsa po ngiste makinën e tij Fiat 600. Gjatë kontrollit të makinës iu gjetën 7 doza kokainë.
Policia vendosi të thellojë hetimet duke ushtruar më pas kontroll banese. Ky kontroll ishte i frytshëm, sepse shqiptarit iu gjetën rreth gjysëm kilogram kokainë e pastër. Edmond Gjeli u arrestua për trafik droge në kushtet e flagrancës.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





