26gusht 2015 – Një i moshuar u arrestua sot në Vlorë se kishte ngacmuar seksualisht një fëmijë 9 vjeç. Kristo Çerkezi, 73 vjeç, u kap në banesën e tij, pas denoncimit të bërë nga prindërit e fëmijës në polici.

I mituri me inicialet E.L., banues në një tjetër lagje të qytetit tregoi se burri i moshuar kishte kryer veprime të turpshme. Vetëm javën e shkuar ka pasur disa raste pedofilie në vend, duke u vënë në pranga autorët.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/