Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë në Francë. Ata ishin pjesë e një bande që merrej me prostitucion, ndërsa shefi i grupit ishte një shqiptar i moshës 47-vjeçare me emrin Goni.

Siç raportohet, disa nga 15 vajzat që shfrytëzoheshin si prostituta mbanin në trup si tatuazh emrin e tij. Vajzat që dilnin në rrugët e Toulouse-s mbanin emrin e Gonit në krah apo gjoks.

Gjatë hetimeve, grupit i janë sekuestruar 6,000 €. “Prostitutat që tërhiqnin më shumë klientë paguheshin deri në 10 mijë euro në muaj”, citohet një agjent nga mediat lokale. Vajzat, përveçse detyroheshin të prostituonin, mbi to ushtrohej edhe dhunë fizike.

Një burim nga grupi hetimor pohon për media franceze se ky klan kriminal dyshohet se ka gisht edhe në vrasjen e Tanush Ymerit në Toulouse, në fund të prillit.