Një 27-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e poolicisë greke pasi akuzohet për grabitje me armë. Sipas mediave helene, i riu shqiptar kishte kryer grabitje nëpër Fast Foode në zonën Zografou në Athinë.

Pas arrestimit, shqiptarit iu kryen kontrolle në banesë ku iu gjet një pistoletë, 18 fishekë, një thikë, 445 euro dhe veshje të cilat i përdorte për grabitje.

Nga hetimet e deritanishme, rezulton se 27-vjeçari shqiptar është autor i 5 grabitjeve. I arrestuari u dërgua në prokurorinë e Athinës për hetime të mëtejshme.