Itali, 19 korrik 2014 – Karabinieria italiane, duke u mbështetur në deponimet e disa të penduarve të Kamorrës napolitane si edhe në metodat special të hetimit, të premten më 18 korrik i dha një goditje të rëndë kamorristëve në prapatokën (hinterlandin) në lindje të Napolit.
U kryen tetë arrestime të kamorristëve të ndryshëm, të akuzuar ndër të tjera dhe për vrasje (që e kanë origjinën në luftën e Kamorrës të vitit 2002), të ndodhur mes klaneve të Kamorrës në kuadrin e larjes së hesapeve për trafikun e drogës.
Ndër të arrestuarit është edhe shqiptari Guri Dimani, 35 vjeç, banues në Acera, një qytezë afër Napolit. Ai bën pjesë në boshtin kriminal të klaneve të Kamorrës si psh klani Veneruzo i Volës apo klani Krimaldi-Tortora i Acerës.
/gje.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





