Tiranë, 5 shtator 2014 – Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani dhe kryeinspektorja Elivar Golemi janë vënë në pranga sot nga policia e Tiranës.  Sipas informacioneve parapraket mësohet se arrestimi i dy drejtuesve te larte te bankes ka në qendër të tij skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit.  Arrestimi i Guvernatorit është bërë ndersa ai ndodhej në ambjentet e zyrës së tij, në Bankën e Shqipërisë. Fullani akuzohet nga Prokuroria e Tiranës për "Shpërdorim detyre".

Prokurori Ramadan Troci ka dorëzuar sot kërkesën për arrestimin e Fullanit, i cili aktualisht ndodhet në Drejtorinë e Policisë. Ndërkaq, mësohet se ka edhe arrestime të tjera.  Fullani do i nënshtrohet të gjitha masave ligjore dhe do merret në hetim sa i takon skandalit të vjedhjes së Thesarit të Shtetit, ndërsa nesër pritet të dalë para gjykatës për verifikimin e masës së sigurisë ndaj tij.

"Gjykata e Tiranës ka firmosur masën e “Arrest me Burg” për Fullanin në mungesë. Rëndon akuza për shpërdorim detyre, pas analizimit që është bërë në Prokurori nga Adriatik Llalla. Ka qenë një analizë e detajuar, që ka nisur me një rrëfim të Ardian Bitrajt dhe më pas të gjithë institucioneve homologe. Ka prova të forta që Fullani ka shpërdoruar detyrën. Ka pasur dëshmi kyçe, që Fullani ka shpërdoruar me detyrën. Nuk përjashtohen mundësitë që të përjashtohen mundësitë për arrestime të tjera të anëtarëve të tjerë në Bankën e Shqipërisë.”

Kështu, shkon në 18 numri i të arrestuarve në lidhje me super skandalin e vjedhjes së BSH-së. Pas dëshmisë kyçe të dhënë sot në Prokurori nga Ermelinda Meksi dhe Ela Golemi, anëtare të Këshillit Mbikëqyrës, siç duket ka ardhur edhe arrestimi i Fullanit dhe Elivar Golemit. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/