Arrestohet një hajdut në Durrës.
Forcat e policisë arrestuan në flagrancë shtetasin V. K. alias V. H., 33 vjeç, banues në Durrës.
Ai është kapur duke vjedhur kabllo elektrike në një objekt të pabanuar në lagjen nr. 1. Nga veprimet hetimore dyshohet se 33-vjeçari gjatë muajit shkurt, ka vjedhur gjithashtu një shumë parash në një dyqan dhe disa orendi në një banesë.





