NJë 40-vjeçar në Durrës ka përfunduar në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka vjedhur 5 biçikleta.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin P. P., 40 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, në vende të ndryshme në Durrës, dyshohet ka vjedhur 5 biçikleta, në pronësi të shtetasve E. K., F. H., A. A., A. H. dhe H. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.