Policia e Vlorës ka arrestuar një 33-vjeçar i cili akuzohet se ka vjedhur 4 automjete në qytet.

Në pranga ka rënë shtetasi K.K., 33 vjeç, banues në Vlorë (I dënuar më parë për të njëjtën vepër penale).

Policia ka dokumentuar një sërë vjedhje automjetesh për të cilat dyshohet se shtetasi K.K, është autorë i vjedhjeve të tyre, konkretisht si më poshtë:

• Më datë 22.09.2018, në lagjen "Isa Boletini" është vjedhur automjeti tip "Mercedes Benz" në pronësi të shtetasit H.H.

• Më datë 23.10.2018, në legjen "28 Nëntori" është vjedhur automjeti tip "Mercedes Benz" në pronësi të shtetasit N.K.

• Më datë 18.07.2018, në lagjen "28 Nëntori" është vjedhur automjeti tip "Mercedes Benz" në pronësi të shtetasit A.D.

• Më datë 09.05.2018, në lagjen "28 Nëntori" është vjedhur automjeti tip "Mercedes Benz" në pronësi të shtetasit N.A.

Pas një pune hetimore disa mujore është zbuluar se ky shtetas ka vjedhur në kohë të ndryshme 4 automjete të markës "Mecedes Benz" dhe pasi i përdorte disa ditë, i braktiste ato në të njëjtën zonë, zakonisht në lagjen "15 Tetori" Vlorë.

Në lidhje me automjetet e sekuestruara më sipër, ju bëjmë me dije se Policia ua ka dorëzuar pronarëve përkatës.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale "Vjedhja", parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.