Policia e Tiranës ka arrestuar personin që akuzohet se ka vjedhur paratë e pensionistëve.
Alban Thomallari, banues në Tiranë, u arrestua pasi akuzohet se me anë të mashtrimit ka kryer vjedhje ndaj 8 shtetasve të cilët duhet të merrnin pensionet.
Ndaj këtij personi është marrë masa e dënimit 6 muaj burgim për veprën penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”.