13 qershor 2015 – Arrestohet një shqiptar 30-vjeçar në Greqi, për vjedhjen e 16 banesave dhe tentativën për vjedhje të shtëpive të tjera në lagjen ‘Iraklio’ të Athinës.
Sipas hetimeve të policisë së kryeqytetit grek, rezultoi se shqiptari kishte vjedhur sende me vlerë më shumë se 40 mijë euro në 16 banesat për një periudhë kohore prej 6 muajsh, nga janari deri në qershor të këtij viti.
Ai u arrestua kur po tentonte të vidhte banesën e një 59-vjeçari. Pas arrestimit policia sekuestroi para, bizhuteri, pajisje elektro-shtëpiake, laptopë dhe kamera.
Hetimi i policisë vazhdon për të zbuluar për raste të tjera të vjedhjeve dhe nëse janë të përfshirë edhe persona të tjerë në këtë veprimtari kriminale.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/