Itali, 21 mars 2014 – Karabinierët e qytezës së Trikastellos, në provincën e Ankonës, arrestuan Hakik Canin, datëlindja 1984. Ai në qershor 2011 ishte arrestuar për shpërndarje kokaine dhe zhvatje ndaj “klientëve” të tij. Nga burgu i Pulces në rajonin e Rexhio Emiljas, Hakiku kishte dalë me arrest shtëpie në dhjetor 2011.

Cani thyen masën e arrestit shtëpiak dhe i humb gjurmët për mbi dy vjet, deri sa arrestohet nga karabinierët në qytezën e Trikastellos. Pas arrestimit Hakik Cani u dërgua në burgun e  Montakutos në Rajonin e Piemontit.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/