Një shtetas i shpallur në kërkim për pastrim parash dhe pjesëmarrje në organizatat kriminale, është vënë në prangat e policisë. Mësohet se i arrestuari është Edison Bega banues në Kuçovë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me Vendim Penal Nr 159 datë 14.04.2016, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet burg për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Ky shtetas ka qënë i dënuar dhe nga Gjykata e Apelit Për Krimet e Renda Torino në vitin 2008, për veprën penale "Pjesmarrje në organizata kriminale" dhe "Shfrytëzim prostitucioni".





