Policia ka arrestuar ditën e djeshme një 25-vjeçar në qytetin e Elbasanit , pasi kishte thyer lejen e dhënë nga burgu i Peqinit.

Burimet policore informojnë se është ndaluar Florind Leci, banues në fshatin Sericë, i cili duhej të kthehej në burg që më datë 3 dhjetor 2014.

Leci vuante dënimin prej 8 vitesh burg i akuzuar për vjedhje me armë, dhe i kishin mbetur edhe 3 vjet e 4 muaj. Tanimë, Gjykata e Elbasanit e ka dënuar edhe me 2 vjet burg për veprën penale “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”.