7nëntor 2015 – Dehet Ramiz Alia, përplas një makinë në Kukës. Emri e lidh me presidentin e fundit te monizmit, (vdekur në vitin 2011), pasi Ramiz Alia për të cilin po shkruajmë është 47 vjeç, banor i fshatit Brekije në Kukës. Lajmin e bën të ditur policia lokale, sipas së cilës Alia u arrestua ditën e djeshme.
“Arrestimi i shtetasit u bë pasi është kapur nga shërbimet e Qarkullimit Rrugorë, në vendin e quajtur ”Kryqëzimi tek agjensia e Bicajve”, duke drejtuar në gjendje të dehur autumjetin tip ”Toyota”, me targa AA 004 BC, i cili ka goditur mjetin me targa KU 2211 A, duke i shkaktuar dëme materiale”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale”Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i K.Penal.
/portali DurrësLajm/