Një person në kërkim, i publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, ka rënë në prangat e efektivëve të Matit falë informacioneve të ardhura nga qytetarët. Kapet dhe ndalohet shtetasi Alban Gjegji, 43 vjeç, banues në fshatin Madhesh, Mat, i dënuar me 8 vite burgim.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, Tiranë , e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprat penale “Grup i Strukturuar kriminal”, “Kultivim i bimëve narkotike”,kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 333/a/2, 28/4, 284/1, 334/1, e 55 të Kodit Penal, ku ka për të kryer dhe 7 vjet 4 muaj e 24 ditë burg.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.