Policia e Lezhës në bashkëpunim me atë të Kurbinit kanë vënë në pranga një 45-vjeçar nga Laçi i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I arrestuari është Jetmir Rica, i dënuar me 8 vite burg për “Trafikim i lëndëve narkotike” në Itali.

“Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Interpol Roma pasi Gjykata e Apelit Milano/ Itali me Vendim datë 18.04.2012 e ka dënuar me 8 vite burg për vepren penale “Trafikim i lëndëve narkotike ” parashikuar nga Kodi Penal Italian”.

Policia sqaron se Jetmir Ricës i ka mbetur për të kryer nga ky dënim edhe 6 vjet, 6 muaj e 28 ditë burg.

Arrestimi i tij u bë provizor me qëllim ekstradimin drejt Italisë.