Kavajë, 3 korrik 2014 – Arrestohet nga efektivët e policisë së Kavajës, Shpëtim Tatani.  43-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga policia pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Durrës.

Për Tatanin është dhënë masa arrest me burg, për veprën penale të shfrytëzim prostitucionit si dhe mbajtjen e përdorimin e lokaleve, për ushtrim prostitucioni.

Nga burimet, mësohet se 43-vjeçari Shpëtim Tatani, ishte lindur dhe banonte në fshatin Karpen të Kavajës.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/