Fier, 9 mars 2014 – Policia e Fierit ka prangosur të kërkuarin nga drejtësia italaine, shtetasin Arben Isufi, i njohur ndryshe edhe si Arben Qimja, i cili akuzohet për trafik droge dhe vrasje. Isufi rezulton i dënuar me 30 vjet burg në mungesë për vrasje, ndërkohë që arrestimi është bërë për llogari të drejtësisë italiane. Arben Isufi njihet si ish-pjesëtar i bandës së Aldo Bares, teksa tashmë pritet t’i nënshtrohet procedurave të ekstradimit për në vendin fqinj. Arrestimi i Arben Isufit vjen si pjesë e marrëveshjes mes Drejtorëve të Përgjithshme të Policisë italiane e shqiptare, Pansa-Didi, ku parashikohet kapja e 100 kriminelëve më të kërkuar. Deri më tani, pak javë nga kjo marrëveshje janë arrestuar 3 persona, ku Foto Dashi, u kap para një jave, teksa kërkohej atje për trafik droge.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





