FIER- Policia e Fierit ndalon një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është dënuar në Itali për veprën penale “Krime ndaj të miturve”. Arrestimi i Eduart Kallmi, 36-vjecar u realizua falë operacionit të koduar “Pabesia”. 

Me datën 12.02.2013 nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut Fier në kuadër të operacionit të koduar “Pabesia” pas organizimit të punes si rezultat i masave teë marra në luftë kundër krimit dhe kapjen e personave në kërkim u bë i mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombetar Eduart Kallmi, vjec 36, lindur dhe banues në Patos.”, thuhet në deklaratën e policisë. 

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Inerpol Roma, për arsye se gjykata e Milanos Itali e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “Krime ndaj te miturve”. 

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.