Policia e Durrësit ka arrestuar një 27-vjeçar nga Kavaja, pasi u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur në një ndër rrugët kryesore të qytetit.

Në prangat e Specialistëve të Rrugores ra L. Xhahysa, banues në Kavajë.

Ai është kapur rreth orës 20:20, në rrugën “Kasem Durrësi” pranë sheshit “Pranvera”, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, në gjendje të dehur.

Ai akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.