Lushnje, 18 maj 2014 – Një 22-vjeçar nga Durrësi është prangosur në Lushnje, pasi rezulton i shpallur në kërkim.

I riu, Xhulian Dyrmyshi, banues në lagjen nr.14 Durrës, është dënuar nga gjykata e Durrësit me 4 vite burg për vjedhje makinash.

Dënimi për të riun është dhënë në mungesë, pasi policia nuk kishte arritur ta prangoste Dyrmishin.

Vetëm mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22.00, efektivët e policisë së Lushnjes arritën t’i vinin prangat të riut durrsak për llogari të kolegëve të tyre të qytetit bregdetar.

Tashmë pritet që pas kryerjes së procedurave të nevojshme Xhulian Dyrmishi të shoqërohet në burg për të vuajtur dënimin prej 4 vitesh.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/