Pas sekuestrimit të një sasie prej 35 kg kanabis sativa në fshatin Hardhishtë të Durrësit, policia ka arrestuar edhe një ri të shpallur në kërkim për drogë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ndaluan shtetasin në kërkim R. Krosi 27 vjeç, banues në Durrës.
Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





