Ushtron dhunë ndaj nënës, arrestohet në flagrancë i riu durrsak.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin B. Tufa 33 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi mbrëmjen e djshme, për motive të dobëta, 33-vjeçari në banesë ka ushtruar dhunë fizike, duke goditur nënën e tij, shtetasen I.L. 58 vjeçe.

Policia thotë se në momentin e ngjarjes ai ka qenë në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhunë në familje".