Muaji gusht njihet gjerësisht si muaj pushimesh. Shumë prej nesh, në disa raste edhe abuzojmë me pijet alkoolike, sepse vera dhe atmosfera e saj magjike të shtyn edhe drejt gjërave të ndaluara.

Kështu i ka ndodhur një të riu 34-vjeçar, që në rrugën “Egnatia”, në mes të Durrësit, është arrestuar nga policia, ndërsa po lëvizte me mjetin e tij tip “Benz”.

34-vjeçari J.B. ka rezultuar gjatë kontrollit të policisë me përqindje të lartë alkooli dhe për këtë arsye është prangosur në vendngjarje nga efektivët e rrugores.