Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Durrës arrestuan në flagrancë një 24-vjeçar.
Në pranga ra shtetasi D. D. banues në Durrës.
Ai është kapur nga Shërbimet e Policisë në lagjen nr.8, në orën 02:00, duke drejtuar mjetin motoçikletë “Yamaha” me targa italiane pa dokumentacionin përkatës dhe pa leje drejtimi.
Ndaj tij rëndon akuza “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.





