Me motor pa targa dhe pa patentë, policia e Durrësit ka arrestuar një të ri.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin S. C. 24 vjeç, banues në Durrës.

Ai u kap të premten në lagjen nr.15, duke drejtuar motoçikletën tip “Lançin” pa targa dhe pa leje drejtimi, bëjnë të ditur burimet policore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.