25 nëntor 2015 – Arrestohet një i ri nga Durrësi, i cili u kap në flagrancë nga efektivët e policisë me 41 gramë kanabis sativa me vete.

Besmir Llukaj, 20 vjeç, u arrestua në lagjen nr.17/1, në rrugën “Porta e Detit”. Gjatë një kontrolli personal të ushtruar ndaj tij, specialistët për narkotikët i gjetën sasinë prej 41 gramë kanabis, të cilën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, njofton policia.

Mbi 20-vjeçarin rëndon akuza e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

/S.L. portali DurresLajm/