Një 19-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Krujës, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, iu gjet një thikë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 19 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në automjetin e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë).”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.