Kapet në flagrancë një i ri nga Durrësi, teksa po vidhte në banesën e një qytetari.
Në pranga ra Arben (Zamir) Kadriu, 28 vjeç, banues në Durrës.
Sipas policisë, ai u kap në flagrancë në lagjen nr. 3, duke vjedhur 1 pompë uji në banesën e shtetasit S.N. 48 vjeç.
Pas arrestimit, efektivët e policisë ushtruan kontroll edhe në banesën e Kadriut, ku u gjet një shpatë që e mbante pa leje.
Kështu, ndaj Kadriut tashmë rëndojnë dy akuza, ajo e “Vjedhjes” dhe “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta”.





