Një i ri nga Durrësi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga gjykata e Breshias në Itali, është arrestuar nga policia e qytetit bregdetar.
Policia njofton se arrestimi i shtetasit M.L. është bërë me qëllim ekstradimin në vendin fqinjë.
Në njoftimin për shtyp, policia bën të ditur se 31 vjeçari akuzohet për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, të parashikuar nga nenet 81 e 110 të Kodit Penal. italian dhe 283/a e 333 të Kodit Penal shqiptar.





