Një i ri nga Shijaku është arrestuar pasi ka dhunuar nënën e tij.
Specialistët për Krimet arrestuan në flagrancë shtetasin E.Shahi 29 vjeç.
Policia thotë se 29-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj mamasë së tij, shtetases F. Sh. 53 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre, ndërsa pas dhunës që përjetoi nga vetë personi që e ka sjellë në jetë, nëna i është drejtuar uniformave blu. Ata e arrestuan djalin e dhunshëm, ndaj të cilit rëndon akuza e “Dhunës në familje”.





