Efektivët e Shijakut kanë vënë në pranga një person të dhunshëm, që akuzohet se ka rrahur nënën e tij 59-vjeçare.

Specialistët për Krimet arrestuan në flagrancë shtetasin I. Koçi 33 vjeç, banues në Ardhishtë.

Sipas policisë, ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, shtetases N.K. 59 vjeçe. Episodi i dhunës ka ndodhur në banesën e tyre.

Ndaj djalit të dhunshëm rëndon akuza e “Dhunës në familje”.