Arrestohet 19-vjeçari nga Shijaku, Ervin Gjepali, pasi u kap në flagrancë nga policia me armë në makinë.

Në një pikë kontrolli të ngritur në vendin e quajtur “Katër Rrugët e Shijakut”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Wolsvagen Passat me targa AA 320 MJ, të cilin po e drejtonte vetë Gjepali, u gjetën një pistoletë Berreta, kalibër 9 mm dhe një krehër me 14 fishekë, kalibër 9 mm.

Policia e Durrësit bën me dije se arrestimi i të riut nga Shijaku, u bë në kuadër të zbatimit të planit të masave për rritjen e sigurisë. Në të gjithë territorin, efektivët e Komisariatit të Policisë Shijak në bashkëpunim me FNSH-në, kanë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore.

S.L.