Arrestohet një i ri nga Shijaku, i cili akuzohet se ka vjedhur disa pjesë këmbimi në një servis në Marikaj.
Policia bën me dije se u arrestua shtetasi Hamid Bala, 27 vjeç, banues në Shijak.
Sipas policisë së Tiranës, 27-vjeçari është gjetur me një thikë me vete gjatë kontrollit fizik që ushtruan uniformat blu.
Po ashtu, në mjetin e tij me targa AA 169 MU, u gjet një emblemë e policisë dhe një fenelinë si ato të policisë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Por kjo nuk është vjedhja e vetme që ai ka kryer. Nga puna e bërë, rezultoi se është autor i një vjedhjeje tjetër të ndodhur më 16 maj të këtij viti.





